Aksident i rëndë me pasoja tragjike në Zvicër…
Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmë në kantonin Graubünden të Zvicrës: Në rajonin mes Zernez dhe Susch është aksidentuar një autobus me turistë, i një kompanie holandeze. Si pasojë, ka pasur edhe disa persona të vdekur dhe shumë të lënduar.
Deri tani kompania holandeze ka konfirmuar se në autobus kanë qenë 48 udhëtarë, por akoma nuk dihet saktë sa ka të vdekur dhe të lënduar.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar shumë ekipe të emergjencës, policia dhe njësite të tjera, e në aksione shpëtimi janë përfshirë edhe helikopterrë.
Të lënduairt më lehtë janë trajtuar në vend të ngjarjes, ndërsa të tjerët janë dërguar nëpër spitale. Së shpejti pritet të konfirmohen edhe identiteti i personave të vdekur dhe lënduar. Por kompania thotë se është në kontakt me familjarët…
Pritet që policia të kumtojë edhe shkaqet e aksidentit.