You dont have javascript enabled! Please enable it! Aksident fatal në Banjicë të Gostivarit, ndërron jetë shoferi 59 vjeçar

Aksident fatal në Banjicë të Gostivarit, ndërron jetë shoferi 59 vjeçar

Më 17.10.2026 në orën 22:55, në DPB Gostivar është denoncuar se në fshatin Banjicë e Poshtme ka ndodhur një aksident komunikacioni,

Në të cilin një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.M. (59) nga Gostivari, ka dalë nga rruga duke u përplasur në një mur betoni.

Në orën 23:00, nga ana e mjekut kujdestar është konstatuar vdekja. Inspektimin ne vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar në koordinim të Prokurorit Publik, me urdhër të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.