A lejohet mbajtja e maceve në shtëpi? Ja çka thotë Feja Islame
Përgjigje: Lejohet mbajtja e maceve në shtëpi, dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë sepse macet nuk janë të dëmshme apo nexhis (të papastra).
Përsa i përket mos dëmtimit të maceve, askush nuk e konteston se ato janë të dobishme sepse hanë gjarpërinj, minj, insekte dhe gjëra të tjera që mund të jenë në shtëpi ose në oborr.
Si e mori Ebu Hurejra nofkën e tij?
Përgjigje:
Sahabiu i nderuar, Ebu Hurejra (që do të thotë përkhimi fjalë për fjalë “Babai i Maces së Vogël”), e mori këtë nofkë ngase ai i donte shumë macet i mbante dhe kujdes për to. Ai u bë i njohur me këtë emër, dhe njerëzit e harruan emrin e tij të vërtetë, deri sa dijetarët nisën të debatojnë rreth tij, duke u shfaqur rreth tridhjetë mendime të ndryshme mbi emrin e tij të vërtetë.
Ibn ‘Abd al-Berr tha në al-Isti’ab: “Mendimi më i saktë është se emri i tij ishte ‘Abd al-Rahman ibn Sakhr, por askush nuk diskutoi se ai ishte Ebu Hurejra.”
Kjo tregon se sa shumë donte Ebu Hurejra për macet dhe sa i njohur ishte bërë me nofkën e tij që lidhej me këtë dashuri.