A e dini se Shqiptari nga Gostivari e ka fitur Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014 ?
Shkodran Mustafi, 22- vjeçar, u bë i pari shqiptar që ngre Kupën e Botës pikërisht në stadiumin e ëndrrave, në Marakana të Brazilit.
Mbrojtësi Mustafi, që luan për Gjermaninë, u shpall kampion bote pasi fituan ndaj Argjentinës.
Edhe pse nuk luajti në finale, për shkak të një dëmtimi, ai është shumë i lumtur.
“Gjuha gjermane ka shumë fjalë. Por për të përshkruar këtë moment nuk mjaftojnë të gjitha fjalët. Është thjesht e pabesueshme. Unë jam vetëm 22 vjeç dhe këtë vit kam bërë ndeshjet e para me Gjermaninë dhe pas disa muajsh jam kampion bote,” tha shqiptari.
Ai tha se telefoni i është mbushur me mesazhe urimi nga vendlindja e tij, por pas festimeve do i studiojë të gjithë urimet.