Çfarë ndodhi realisht në Ohër në vitin 1993?
Viti 1993 mbetet një nga vitet më të vështira për shumë familje shqiptare në Maqedoni. Në atë vit ndodhën dy aksidente ajrore të mëdha, që morën jetën e rreth 200 personave. Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndodhi pranë aeroportit të Ohrit, ku humbën jetën 106 pasagjerë, shumica shqiptarë.
Fluturimi i linjës Gjenevë–Shkup u detyrua të ndryshojë kursin për shkak të motit të keq. Aeroporti i Ohrit atëherë shërbente vetëm për emergjenca, dhe pas disa rrotullimeve rreth pistës, avioni u përplas me malin afër aeroportit.
Familjet që humbën të dashurit e tyre ende mbajnë dhimbjen e thellë. Baballarë, nëna, fëmijë, jetët e tyre u ndërprenë papritur, duke lënë një boshllëk të pashlyeshëm.