Halil Snopçe: Qytetari i Gostivarit paguan 1.200 euro në vit, në Zvicër vetëm 40 CHF
Deputeti Halil Snopçe reagoi ndaj kostove të larta për përdorimin e autostradave, duke theksuar se një qytetar nga Gostivari që punon në Shkup paguan rreth 1.200 euro në vit për taksa rrugore, ndërsa në Zvicër pagesa vjetore është vetëm 40 franga zvicerane.
Sipas tij, megjithëse vendi deklarohet si shtet social, politikat aktuale favorizojnë kompani dhe individë të caktuar, ndërsa barra financiare bie mbi qytetarin e zakonshëm.