A e dini sa është pensioni i Angela Merkel? Kjo është shuma marramendëse që ajo merr
Angela Merkel u largua na politika dhe nuk kandidon më. Me një pension prej 15.000 euro në muaj, ajo nuk ka pse ta vrasë mendjen financiarisht.
Gjatë dekadave të fundit formimi i qeverisë dhe zgjedhja e kancelarëve është bërë mesatarisht pesë deri në gjashtë javë pas zgjedhjeve. Por në vitin 2017 u deshën pesë muaj e gjysmë deri se të krijohej koalicioni i ri qeverisës. Pra ka shumë gjasa që Angela Merkel ta thyejë rekordin e Helmut Kohlit, mandati i të cilit përfundoi në vitin 1998 pas 5870 ditësh në post. Për të thyer këtë rekord Merkelit do t’i duhet të qëndrojë në detyrë deri më 17 dhjetor 2021.
Gjatë një vizite në korrik në Washington, ku iu dha një doktoratë nderi nga Universiteti Johns Hopkins, Angela Merkel tha se pasi të dalë në pension do të bëjë fillimisht pushim dhe nuk do të pranonjë asnjë ftesë. Gjatë kësaj kohe tha ajo “dëshiroj të mendoj për gjërat që vërtet më interesojnë” dhe për të cilat ka pasur pak kohë gjatë 16 viteve të fundit. Me një buzëqeshje, kancelarja tha: “do të lexoj, kur të më mbyllen sytë se jam e lodhur do të fle pak, pastaj kur të zgjohem të shohim se ç’do të bëj”.
15,000 euro pension në muaj
Angela Merkel mbushi më 17 korrik 67 vjeç. Nga pikëpamja financiare ajo nuk ka pse ta vrasë mendjen. Si kancelare ajo fiton aktualisht 25,000 euro në muaj, plus rreth 10,000 euro si anëtare e Bundestagut, anëtare e të cilit është prej më shumë se 30 vjetësh. Kur Merkel të ndalojë së punuari, ajo fillimisht do të vazhdojë të marrë këtë rrogë edhe për tre muaj dhe më pas gjysmën për maksimalisht 21 muaj.
Pensioni i Angela Merkelit do të jetë rreth 15,000 euro në muaj. Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për bodygard, një makinë shërbimi me shofer, një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin dhe një staf të përbërë nga dy referentë, një sekretare dhe një daktilografist.
Angela Merkel nuk është shprehur deri tani nëse po kërkon një punë të re. Me sa duket fillimisht ajo do të qëndrojë në Berlin, ku do të qëndrojë i shoqi, Joachim Sauer. 72-vjeçari edhe pse ka dalë në pension si profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e ka zgjatur kontratën e tij studimore për kimi kuantike një herë për një herë deri në vitin 2022.