You dont have javascript enabled! Please enable it! Mërgimtarja Shqiptare nga Amerika dërgon një Porosi të fuqishme për Albin Kurtin

Mërgimtarja Shqiptare nga Amerika dërgon një Porosi të fuqishme për Albin Kurtin

Unë, një shtetase amerikane me origjinë nga Kosova ime e shtrenjtë, tokë e larë me gjakun e bijve dhe bijave të saj, e që nga larg më dhemb çdo ditë, do të jem me ty, Albin Kurti, deri në frymën time të fundit. Malli për vendin nuk shuhet kurrë — përkundrazi, rritet çdo ditë më shumë, dhe sot ma dëshmove se dashuria për Kosovën duhet të jetë mbi gjithçka. Ti tregove se e do këtë vend më shumë se veten tënde.

Ndoshta kam pasur vërejtjet e mia, por sonte çdo dyshim u shua. Ti je për atë Kosovë që e dua unë dhe çdo mërgimtar që e mban atdheun në zemër, edhe nga mijëra kilometra larg.

Ndërsa kjo opozitë e ka humbur çdo dinjitet. Nuk e meriton të përfaqësojë popullin në Kuvendin e Kosovës. Me veprimet e tyre, e kanë treguar qartë fytyrën e vërtetë — pa përgjegjësi, pa vizion dhe pa dashuri për vendin. Një opozitë që punon kundër interesit të shtetit nuk meriton vend askund, e lëre më në institucionet më të larta.

Sot, nga Amerika e largët, me zemër plot mall e dhimbje për Kosovën, u bëj thirrje të sinqertë çdo mërgimtari dhe çdo qytetari mbi 18 vjeç: ta votojmë Albin Kurtin dhe ta mbrojmë të ardhmen e vendit tonë. Kosova ka nevojë për njerëz që e duan me shpirt, jo për ata që e përdorin për interesa të ngushta.
Me sinqeritet,
Arife Sheholli