You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndërron jetë Doktori i njohur nga Gostivari

Ndërron jetë Doktori i njohur nga Gostivari

Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun.

NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe njoftojmë se sot ndërroi jetë  Dr. Nimet Havziu.

Dr. Nimet Havziu ishte një mjek i respektuar, i cili për më shumë se 40 vite ia kushtoi jetën profesionit të mjekësisë, duke qenë ndër mjekët e parë në Pollog. Me përkushtimin, humanizmin dhe shërbimin e tij ndaj njerëzve, ai la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e shumë pacientëve dhe bashkëvendësve.

Me ndarjen e tij nga jeta, ne familja, farefisi, vendlindja e tij Gradec dhe mbarë Pollogu humbëm një njeri të çmuar, një mjek të përkushtuar dhe një personalitet që do të kujtohet me respekt e mirënjohje.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot 22.10.2026 e Ejnte, pas namazit të ikindisë, në vendlindjen e tij, në fshatin Gradec.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

Allahu e mëshiroftë, ia ndriçoftë varrin dhe e shpërbleftë me Xhenetul Firdeus. Familjes i dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, axha ynë i dashur! 🖤, thuhet në njoftimin e familjes !