You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndalohet 40 vjeçari nga Gostivari afër kufirit me Shqipërinë, kapet me 1 kg...

Ndalohet 40 vjeçari nga Gostivari afër kufirit me Shqipërinë, kapet me 1 kg…

Ndalohet një person nga Gostivari afër Qafë Thanës, kapet me një kilogramë lëndë narkotike

MPB njofton se afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të tij, janë gjetur një kilogramë lëndë narkotike.

“Më 21.10.2026 në orën 20:50, pranë pikës kufitare Qafë Thanë, në zonën e Strugës, oficerët e Ekipit Mobil “Task Force” në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Frangovë, kanë ndaluar B.B. (40) nga Gostivari.

Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve për të shtypur trafikimin e paligjshëm të drogës, personit iu gjet një qese e zezë që përmbante rreth një kilogram marihuanë.

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë u njoftua për ngjarjen.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër do të ngrejë kallëzim penal përkatës kundër personit”, thonë nga MPB.