You dont have javascript enabled! Please enable it! Zbardhët areyeja banale se përse ushtari vrau sot dy vëllezërit Islami

Zbardhët areyeja banale se përse ushtari vrau sot dy vëllezërit Islami

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një punonjës ushtarak ka ekzekutuar me armë zjarri dy vëllezër, ndërsa të tretin e ka lënë të plagosur rëndë.

Autori është identifikuar si Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, punonjës i policisë ushtarake, i cili është arrestuar pas krimit, së bashku me armën.

Foto e tij është siguruara nga gazetarja e Top Channel-it Dorjana Bezat.

Viktima kanë mbetur Selam Islamaj, rreth 30 vjeç dhe Nazmi Islamaj, rreth 48 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Ismailaj, rreth 44 vjeç. Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Autori ka qenë fqinj me tre vëllezërit, ndërsa dyshohet se sherri ka nisur për një konflikt të çastit. Autori e ka kryer krimin me armën e shërbimit, teksa, pasi është arrestuar, nuk ka pranuar të deklarojë asgjë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe SH. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe SH. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i policisë ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.