You dont have javascript enabled! Please enable it! Stresi i ka dy fjalë për Edi Ramën

Stresi i ka dy fjalë për Edi Ramën

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar publikisht dorëheqjen pas protestave dhe përplasjeve të ditëve të fundit në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagram, artisti i është drejtuar drejtpërdrejt kreut të qeverisë, duke i kërkuar të largohet nga pushteti dhe t’ua lërë qytetarëve vendimmarrjen për të ardhmen e Shqipërisë.

“Për hir të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, jepni dorëheqjen dhe lëreni popullin të vendosë për të ardhmen e vendit!”, shkruan Stresi, duke etiketuar edhe profilin e kryeministrit.

Reperi e mbyll mesazhin me një paralajmërim të fortë ndaj Ramës:

“Ndryshe do kesh fundin më të keq!”