You dont have javascript enabled! Please enable it! Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Gostivar

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Gostivar

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Gostivar

Më 11.09.2026 në orën 22:55 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, rreth 500 metra nga një objekt hotelier, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet automjetit motorik të udhëtarëve “Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.I. (34) nga fshati Çegran, në të cilin pasagjer ishte H.K. (28) nga Gostivari, dhe automjetit motorik të udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.N. (21) nga Tetova me pasagjer F.J. (21) nga Tetova.

Në aksident, nga ana e mjekut të Ndihmës Mjekësore Urgjente në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e drejtuesit të mjetit D.N., ndërsa tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar ku u janë konstatuar lëndime trupore.

Këqyrjen në vendngjarje e kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar.