Ëmbëltorja “Dolce Vita” e familjes Rushiti nga fshati Çajlë, në mesin e dhjetë ëmbëltoreve më të mira në Vjenë
Gazeta prestigjioze “Falstaff” në gjuhën gjermane ( Gjermani, Austri, Zvicër ) e specializuar për gastronomi, çdo vit organizon sondazhe në të cilët zgjidhen ëmbeltoret më të mira për çdo republikë.
Përzgjedhja bëhet në dy faza: faza e parë propozohen ëmbëltoret nga ana e klientëve, 10 më të votuarit shkojnë në finale, ku pastaj votohet më i pëlqyeri.
Sivjet në konkurencë të 160 ëmbëltoreve qe funksionojnë në Vjenë, në finale plasohet ëmbëltorja “Dolce Vita” me pronar familja Rushiti nga fshati Çajlë i Gostivarit.
Adresa:
Gerasdorfer Straße
1210 Vienna