You dont have javascript enabled! Please enable it! LAJMI I FUNDIT/ Një 62 vjeçar gjendet pa shenja jete në Motel sonte...

LAJMI I FUNDIT/ Një 62 vjeçar gjendet pa shenja jete në Motel sonte…

LAJMI I FUNDIT/ Një 62 vjeçar gjendet pa shenja jete në Motel sonte…

Një burrë rreth 62-vjeç është gjetur pa shenja jete në një motel në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, raporton Mitropol.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Mitropol zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera për rastin.