NJOFTIM PËR VARRIMIN DHE NAMAZIN E DREKËS
Selamun alejkum,
Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit Valdrin Gashi do të bëhet SOT, më 01.09.2026, në varrezat Friedhof Hörnli, Riehen.
Orari:
* Larja e xhenazes: 12:30
* Falja e namazit të xhenazes: 13:00
* Varrimi: 13:30
Për shkak të varrimit, namazi i drekës do të falet sot në orën 14:30, në xhami.
E lusim Allahun Fuqiplotë që ta mëshirojë dhe ta falë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenetul-Firdaus, ndërsa familjes së tij t’i japë forcë dhe sabër.
Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit!
Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe mirëkuptimin.
Kryesia e Xhamisë Paqja – Basel