You dont have javascript enabled! Please enable it! Tragjedi/ Puntori 49 vjeçar bie nga Lartësia deri sa ishte duke punuar. Humb jetën...

Tragjedi/ Puntori 49 vjeçar bie nga Lartësia deri sa ishte duke punuar. Humb jetën…

Një 49-vjeçar ka humbur jetën të hënën, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Rasti është raportuar rreth orës 10:00, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, 49-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat nuk ka arritur të mbijetojë. Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan deri te ngjarja tragjike.