Mërgimtari aplikoi për shtetësi Zvicerane por nuk do ta besoni çka i ndodhi më pas në Kanton Aargau
Një burrë me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina dhe djali i tij do të mund ta marrin shtetësinë zvicerane, pasi Gjykata Administrative e Aargaut rrëzoi vendimin me të cilin atyre u ishte refuzuar natyralizimi.
Rasti lidhet me një shkelje të vogël të babait, për të cilën ai ishte dënuar me 10 ditë-gjobë me kusht, me periudhë prove prej dy vjetësh, si dhe me 150 franga gjobë.
Familja kishte aplikuar për shtetësi zvicerane në janar të vitit 2022. Në kërkesë ishin përfshirë edhe dy djemtë e burrit, të lindur dhe rritur në Zvicër.
Në tetor të po atij viti, ai ishte dënuar pasi nuk kishte dorëzuar targat dhe lejen e qarkullimit të një automjeti, ndonëse autoritetet ia kishin kërkuar këtë për shkak të një çështjeje që lidhej me sigurimin e detyrueshëm të veturës.
Sipas tij, rasti kishte ardhur si pasojë e një keqkuptimi. Familja kishte qenë në pushime dhe një shkresë e Zyrës së Trafikut ishte anashkaluar. Pas kthimit, ai kishte paguar detyrimet ndaj sigurimit dhe kishte rregulluar çështjen.
Autoritetet komunale kishin vlerësuar se burri dhe dy djemtë e tij ishin të integruar dhe në shtator të vitit 2023 u kishin garantuar qytetarinë komunale.
Megjithatë, procedura ishte bllokuar më pas në nivel kantonal e që ka zgjatur me procedura gjyqërore deri tani.
Komisioni kompetent i Këshillit të Madh të Aargaut kishte vendosur të mos ia jepte shtetësinë kantonale burrit dhe djalit të tij më të vogël, duke u bazuar në dënimin dhe periudhën e provës.
Babai e kishte kundërshtuar vendimin dhe çështja kishte përfunduar në Gjykatën Administrative të Aargaut.
Gjykata konstatoi se natyralizimi nuk mund të refuzohej në mënyrë automatike vetëm për shkak të ekzistimit të një dënimi të tillë.
Sipas saj, duhej të merrej parasysh pesha konkrete e shkeljes, sjellja e aplikuesit dhe niveli i përgjithshëm i integrimit.
Gjykata e vlerësoi shkeljen si me peshë të vogël penale, duke theksuar se dënimi prej 10 ditë-gjobash ndodhej në pjesën e ulët të spektrit të dënimeve.
Në vendim u mor parasysh edhe fakti se burri kishte jetuar në Zvicër për më shumë se 20 vjet, ishte i integruar profesionalisht, kishte rol në biznesin familjar dhe ishte aktiv në shoqëri si trajner i Taekwon-Do-së.
Përveç këtij rasti, nuk ishin evidentuar probleme të tjera relevante me ligjin.
Periudha e provës kishte përfunduar në tetor të vitit 2024 pa incidente të tjera, ndërsa në regjistrin penal aktual nuk figuronte më ndonjë shënim përkatës.
Gjykata vlerësoi se vazhdimi i refuzimit të shtetësisë, duke u bazuar në mënyrë tepër rigoroze në kërkesat formale, do të çonte në standarde aq të larta sa do t’i afroheshin “shikanimit”.
Në fund, Gjykata Administrative e Aargaut rrëzoi vendimin për refuzimin e natyralizimit.
Burri dhe djali i tij më i vogël duhet të marrin qytetarinë e kantonit Aargau, me kusht që të përfundojë edhe pjesa federale e procedurës.
Autoriteti kantonal është obliguar gjithashtu t’ua mbulojë 3 mijë e 300 franga shpenzime juriDike