E trishtë/ Ndërroi jetë Doktori i njohur në Maqedoni, njeriu që u ndihmonte të gjithëve
Me hidhërim të madh i jepet lamtumira e fundit
Dr. Lazo Kirov, njërit prej ortopedëve më të famshëm nga Shtipi, i cili me punën dhe përkushtimin e tij shumëvjeçar la gjurmë të rëndësishme në mjekësi dhe në jetën e shumë pacientëve.
Lajmi për vdekjen e tij u publikua në faqen e internetit “Shtipska Idilja”, nga ku i dhanë lamtumirën mjekut me një mesazh emocional.
“Me hidhërim të madh i japim lamtumirën Dr. Lazo Kirov, njërit prej ortopedëve më të famshëm nga Shtipi, i cili me punën dhe përkushtimin e tij shumëvjeçar la gjurmë të pashlyeshme në mjekësi dhe në jetën e shumë njerëzve. U prehtë në paqe. Zoti e faltë”, thuhet në njoftim.
Dr. Kirov do të mbahet mend për punën e tij shumëvjeçare mjekësore, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj pacientëve.
Largimi i tij shkaktoi trishtim tek banorët e Shtipit, dhe mesazhe ngushëllimi dhe përshëndetje të fundit për mjekun e respektuar po ndahen në rrjetet sociale.
U prehtë në paqe.