Ndahet papritur nga jeta në moshën 42-vjeçare mësuesja Esmeralda Samza, la pas dy djem dhe bashkëshortin
Komuniteti arsimor në Dimal është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Esmeralda Samzës, mësuese e Matematikës në Gjimnazin “Muhamer Janina”. Ajo ishte vetëm 42 vjeçe.
Lajmi është bërë publik nga Zyra Vendore Arsimore Dimal, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e mësueses dhe ngushëllimet për familjen, kolegët dhe nxënësit e saj.
“Ndarja nga jeta e një mësueseje të re. Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta, në moshën vetëm 42-vjeçare, të mësueses së Matematikës në Gjimnazin ‘Muhamer Janina’, Esmeralda Samza. Një humbje e madhe për familjen, kolegët, nxënësit dhe gjithë komunitetin arsimor të ZVA Dimal. Një jetë e re e ndërprerë shumë herët, duke lënë pas kujtime, dashuri dhe mirënjohje te të gjithë ata që e njohën.
Në këto momente të vështira, ZVA Dimal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe nxënësit e saj. U prehsh në paqe, Esmeralda! Kujtimi dhe kontributi yt do të mbeten gjatë në zemrat e nxënësve dhe kolegëve”, thuhet në reagimin e ZVA Dimal.
Ndarja e saj nga jeta ka lënë një dhimbje të madhe veçanërisht në familje. Esmeralda Samza la pas bashkëshortin Arjanin dhe dy djemtë e saj, Antonion dhe Rianin
Ndahet papritur nga jeta në moshën 42-vjeçare mësuesja Shqiptare, la pas dy djem dhe bashkëshortin