Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha nëpër intervistat e saj të shumta përmend gjithmonë rrënjët e saj shqiptare, duke mos harruar të potencoj se sa krenare është për origjinën e saj, shkruan KultPlus.
Së fundi ajo ka publikuar një fotografi me stërgjyshen e saj, kur Rexha ishte vetëm katër vjeçe. Fotografia zë vend në Gostivar të Maqedonisë.
”Unë dhe stërgjyshja ime në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeçe”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografisë.
Këngëtarja e famshme është me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut,ndersa nga ana e nenes eshte mbese Gostivari
Bebe Rexha ka lindur në Brooklyn të New Yorkut në SHBA, në një familje shqiptare. Kur lindi u pagëzua me emrin Bleta, kurse më pas përdori emrin artistik Bebe.
Babai i saj është shqiptar nga Dibra e Maqedonisë. Ai shkoi në SHBA së bashku me bashkëshorten edhe kjo shqiptare me origjinë nga Gostivari. Familja Rexha i ruan lidhjet me te afërmit në Maqedoni.
“Unë shkoj në Dibër në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit”, citon Shqiptarja fjalët e Bebe Rexhës. Atë e sheh shpesh të fotografohet në dasma dhe ngjarje familjare kur vjen në Dibër.
