You dont have javascript enabled! Please enable it! Labinot Tahiri bën gjestin e mrekullueshëm për djalin e Shpat Kasapit

Labinot Tahiri bën gjestin e mrekullueshëm për djalin e Shpat Kasapit

Humanisti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka dëshmuar edhe një herë se fjalën e mban, duke njoftuar ndihmën e radhës për familjen e artistit të ndjerë Shpat Kasapi. Më 10 gusht, ai do t’i dorëzojë personalisht shumën prej 5,000 eurosh për djalin e tij, Roelin.

Labi ka theksuar se ky gjest nuk bëhet për lavdi, por nga një obligim moral dhe njerëzor, duke paralajmëruar gjithashtu se angazhimi i tij për këtë familje nuk do të ndalet këtu.

Ja postimi i plotë:

Deshta me ju tregu krejt shqiptarëve dhe publikut të Shpatit kudo që janë, se më 10 gusht do t’ia dorëzoj 5,000€ djalit të këtij loqkomani. Nuk e bëj për lavdi, por sepse fjala e dhanë duhet me u mbajt.

Prej kësaj shume, 600€ janë nga familja e Denisit nga Gllogjani, të cilët atë natë në dasmë, më 29 korrik, ia dhuruan me zemër. Respekt e Zoti i shpërbleftë për këtë gjest.

Edhe një obligim tjetër e kam ndaj Roelit. Me ndihmën e Zotit, shumë shpejt do t’ia siguroj një shumë të madhe parash që t’i shërbejë për tanë jetën e tij dhe më mos te ketë situata te pa lakmueshme zonja Selvie dhe familja e Shpatit. Kujt i mundon ky veprim i imi le ta di që unë mireem me kete punë prej qe jam dale në rruge duke berë zgjidhje. Kjo është dëshira ime dhe besoj se çdo fëmijë meriton një shans më të mirë.

Nënë Tereza na ka lënë amanet të bëjmë vepra e jo vetëm fjalë se dhe ajo ishte shqiptare. Shqiptari kur e jep fjalën, duhet ta mbajë. Kjo është pasuria më e madhe që kemi si komb.

Me respekt dhe mirupafshim ne gezime,

Labi, Kosovë e Shqipërise.”, shkruan Labinot Tahiri.(INA)