You dont have javascript enabled! Please enable it! Edhe një mërgimtar ndalohet në Serbi, ishte nisur nga Gjermania për në vendlindje

Edhe një mërgimtar ndalohet në Serbi, ishte nisur nga Gjermania për në vendlindje

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se edhe një qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Ai ka thënë se shtetsi i Republikës së Kosovës që është ndaluar në Serbi është 44-vjeçari, Mentor Mustafa nga fshati Jasenovik i Novobërdës.

Në momentin e ndalimit, sipas Kocit, ai ishte duke udhëtuar me autobus nga Stuttgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

“Sipas deklarimit të vëllait të tij, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ndalimit, autoritetet serbe i kanë bërë me dije se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar. Informatën për këtë rast e kam pranuar pas mesnate.”, ka shkruar Koci.

Ai ka thënë se menjëherë pas njoftimit, ka filluar të angazhohet për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme juridike.

“Do të vazhdoj të ndërmarr të gjitha veprimet që janë në kompetencën dhe mundësitë e mia për të ndihmuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij rasti. Asnjë shtetas i Kosovës nuk duhet të ndihet i vetëm kur përballet me probleme jashtë vendit. Për aq sa kam mundësi, do të jem pranë qytetarëve tanë dhe do të angazhohem për t’u ofruar ndihmën e nevojshme.”, ka shkruar Koci. /Klankosova.tv