Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë dhe në St.Gallen
Pas një sulmi në zemër është ndarë nga jeta sot në Mynih të Gjermanisë Dr. Imer Hajdari. Ai ishte një mjek specialist i njohur i gjinekologjisë, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë edhe në Zvicër.
Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë dhe në St.Gallen.
„Nuk mund t’ua kthej shpinën 30 mijë pacientëve në Gjermani që vazhdojnë të mjekohen në ordinancën time në Munih. Natyrisht ordinanca atje funksionon me mjekë gjermanë por disa nga pacientet dëshirojnë shërbimet e mia personale mjekësore“, thotë dr.Hajdari duke bërë përpjekje në anën tjetër që të ofrojë të njëjtat shërbime mjekësore edhe për pacientët shqiptarë në Zvicër.