You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndahet nga jeta Mjeku i njohur Shqiptar në GJERMANI

Ndahet nga jeta Mjeku i njohur Shqiptar në GJERMANI

Ndahet nga jeta Mjeku i njohur Shqiptar në GJERMANI
Ndahet nga jeta mjeku  Dr. Imer Hajdari
Një lajm i hidhur ka prekur familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën veprën e tij. Dr. Imer Hajdari, me origjinë nga Drenasi, ka ndërruar jetë dje në mëngjes, rreth orës 08:30, në Mynih të Gjermanisë, si pasojë e një sulmi në zemër.
Dr. Imer Hajdari njihej si një prej mjekëve të shquar në fushën e tij dhe vlerësohej gjerësisht për kontributin profesional e shkencor. Përveç punës si mjek, ai ishte edhe shkencëtar, duke lënë gjurmë me angazhimin dhe përkushtimin e tij në shërbim të mjekësisë.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdari, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit. U prehtë në paqe