Departamenti i Punëve të Brendshme i Kumanovës ngriti një kallëzim penal kundër 55-vjeçarit G.Sh. nga Kumanova, i dyshuar për veprën penale “falsifikim dokumenti”.
Sipas informacioneve nga hetimi, në periudhën nga viti 2016, personi ka qenë i angazhuar me kontratë pune në një ndërmarrje publike në Kumanovë.
Gjatë vitit 2022, ai ka marrë një diplomë të falsifikuar nga një shkollë e mesme profesionale në Tetovë..
Dhe e ka paraqitur atë si dokument të vlefshëm kur ka aplikuar për një konkurs publik pune.
Falë diplomës së falsifikuar të paraqitur, i dyshuari ka arritur të lidhë një kontratë për punësim të rregullt për një periudhë të pacaktuar në të njëjtën ndërmarrje.
Pasi u zbuluan parregullsitë, kundër tij u ngritën procedura përkatëse dhe rasti iu transferua organeve kompetente për përpunim të mëtejshëm.