Muftinia e Gostivarit mbajti takim informativ me besimtarët që këtë vit do të udhëtojnë për në Haxh.
Në këtë takim u dhanë udhëzime dhe informacione të rëndësishme lidhur me organizimin, udhëtimin dhe qëndrimin në vendet e shenjta.
Sivjet nga Gostivari drejt Haxhit do të udhëtojnë gjithsej 512 besimtarë, së bashku me ekipin udhëheqës dhe atë shëndetësor.
🤲 Urojmë haxh të pranuar dhe udhëtim të lehtë për të gjithë pelegrinët.