Një 36-vjeçar, shtetas i Kosovës, ka përfunduar nën hetime penale në Gjermani, pasi gjatë udhëtimit me tren nga Mynihu drejt Salzburgut të Austrisë, policët kufitarë kanë zbuluar në bagazhin e tij pak më shumë se pesë gramë ma rihua në. Kosovari kishte deklaruar se po shkonte për të vizituar familjarët në Austri, por udhëtimi i tij u shoqërua me kontroll policor pasi zyrtarët nuhatën erë të dyshimtë kanabisi.
Sipas gazetës austriake Kronen Zeitung, e cila raportoi rastin më 11 nëntor 2026, ngjarja kishte ndodhur të dielën, më 8 nëntor, gjatë një kontrolli të realizuar nga zyrtarët e Policisë Kufitare gjermane në Piding
Gjatë udhëtimit me tren në linjën Mynih–Salzburg, policët kishin vërejtur një erë karakteristike të kanabisit në afërsi të 36-vjeçarit, çka i kishte shtyrë të ndërmerrnin kontroll të mëtejshëm.
Fillimisht, zyrtarët kishin verifikuar identitetin e shtetasit kosovar dhe e kishin pyetur për qëllimin e udhëtimit. Ai u kishte deklaruar se ishte nisur drejt Austrisë për një vizitë familjare.
Megjithatë, gjatë kontrollit të bagazhit, policët kishin zbuluar një enë brenda së cilës ndodheshin pak më shumë se pesë gramë mar ihu anë. Substanca është sekuestruar menjëherë nga
autoritetet gjermane. Pas zbulimit, ndaj 36-vjeçarit është iniciuar procedurë penale nën dyshimin për tentim të eksportimit të kanabisit nga Gjermania drejt Austrisë. Rasti lidhet me transportimin ndërkufitar të substancës, pavarësisht sasisë relativisht të vogël të gjetur.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin apo vendbanimin e shtetasit kosovar. Gjithashtu, nuk është sqaruar nëse ai është lejuar të vazhdojë udhëtimin pas kontrollit. Deri më tani është konfirmuar sekuestrimi i ma rihu anës dhe nisja e hetimeve penale, ndërsa nuk raportohet për arrestim apo vendim gjyqësor ndaj tij. /Urgjent.com