You dont have javascript enabled! Please enable it! 30% e ndërtesave në këtë Qytet në SHBA janë në pronësi të shqiptarëve

30% e ndërtesave në këtë Qytet në SHBA janë në pronësi të shqiptarëve

Mark Gjonaj është shqiptari që, edhe pse ka lindur në Amerikë, nuk i harron rrënjët e tij pasi është rritur me gjuhën shqipe dhe me dashuri për origjinën e tij.
Në një intervistë në Tv Klan, nga SHBA-ja, Mark Gjonaj tregon për jetën e tij dhe SHBA-në dhe si e përjetoi paradën shqiptare që u mbajt më 10 qershor të këtij viti në New York.
Mark Gjonaj: Kudo që bashkohen shqiptarët, është e rëndësishme. Mijëra shqiptarë marrin pjesë në paradë. Të gjithë janë të lumtur të bashkohen.

Blendi Fevziu: Ju jeni një nga shqiptarët më të angazhuar. A jetojnë 300-350 mijë shqiptarë në Amerikë?

Mark Gjonaj: Po, kështu thonë.

Blendi Fevziu: Çfarë bëjnë shqiptarët?

Mark Gjonaj: Vuajtjet e shqiptarit na kanë bashkuar, ato që kemi kaluar dhe ato që na mbajnë, kultura dhe historia na mbajnë të lidhur me njëri-tjetrin.

Blendi Fevziu: Në çfarë angazhohet komuniteti?

Mark Gjonaj: Shumica janë të angazhuar në biznese, kanë blerë ndërtesa dhe kanë ndërtuar. 30 përqind e ndërtesave në Bronx janë në pronësi të shqiptarëve. Brezi i ri nuk e harron atdheun. Brezi i dytë dhe i tretë, i lindur në SHBA, ende flet shqip, ende del në mes të rrugës me flamur dhe me zemër të plotë ndihet shqiptar. Shqiptarët nuk janë të përfshirë në politikë, por më shumë në profesione. Ata e dinë se kush janë shqiptarët. Të gjithë po e njohin komunitetin shqiptar.

Unë kam lindur në Amerikë. Në vitin 1968, babai erdhi në SHBA. E mësova gjuhën nga gjyshërit e mi. Kemi shkolla shqipe ku shkojnë fëmijët. Çdo lagje ka një shkollë shqipe në New York. Të mëdhenj e të vegjël që marrin pjesë në paradë, zemrat e tyre mbushen atje. Festa është e mrekullueshme, me duartrokitje nga pritja kur na shohin të vijmë me rrobat tona të bukura.