Një 29-vjeçar nga fshati Zagorçan i Pogradecit është zhdukur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, duke lënë pas një letër me përmbajtje shqetësuese.
Kushdo që ka informacion, të kontaktojë në numrin: +355 69 946 1506 (Erdi Kerellari).
Mesazhi i familjarëve:
“Pershendetje JOQ! Duam te na ndihmoni me rastin e një kushëriri tim (djalë tezeje) që na është zhdukur sot në orët e para të mëngjesit të së dielës pa na lënë gjurmë përveç një letre që ka përmbajtje shumë të rëndë. Duket tamam si letër vetëvrasjeje.
Mund të na ndihmoni për një publikim pasi kemi bërë denoncim në polici dhe të tjera veprime, por do kishim nevojë edhe për ndihmë nga ju për të zgjeruar rrethin e kërkimit. Ju shkruaj nga Pogradeci. Amarildo nga fshati Zagorçan i Pogradecit. Larguar sot në orët e para të mëngjesit prej banesës të tij për të mos lënë as gjurmë as lajmërim se ku do të shkonte, përveç një letre sgunë shqetësuese. Gjatë ditës së shtunë ka qenë në gjëndje të rëndë psikologjike dhe është larguar pa lënë as gjurmë. Çështja është në polici dhe ende nuk dihet asnjë informacion. Familjarët e kërkojnë kudo, mamaja e pret me lotë bë sy.
Kemi kërkuar gjithë zonën përreth fshatrave të Pogradecit por pa asnjë sukses. Kemi parë kamerat afër shtëpisë por pa parë ndonjë gjë. Duam thjesht një sms ose një teledonatë për të ditur se është mirë. Djalë punëtor në makaimum, u mundua të investojë në fshat për të hapur një kafene por ia morën lekët, lejen nuk ia dhanë, e gjobitën pa mëshirë dhe e detyruan të hyjë borxh nëpër banka dhe nuk e lanë të ngrinte kokë. U detyrua të punonte si skllevërit për të shlyer kreditë derisa kaloi komplet në depresion dhe tani ka lënë veç një letër. Mamaja, dy vëllezërit dhe babai e kërkojnë me lot në sy djalin e tyre 29 vjeçar. Amarildo, çfarëdo të kesh, veç na shkruaj ose na telefono për të ditur ku je.
Amarildo Kerellari, 29 vjeç
Numër kontakti: +355699461506 Erdi Kerellari. Telefonin nuk na e hap, i shkon zilja 2-3 herë pastaj mbyllet dhe shkon në sekretari. Djalë punëtor, nuk kishim informacione të ishte marrë me punëra të pista apo njerëz të caktuar. Kishte nisur një punë se fundmi si agjent shitjeje makinash ose pronash. Jemi komplet të shokuar