You dont have javascript enabled! Please enable it! 25 vjeçarja Shqiptare përfshihet në një aksident të rëndë në Austri

25 vjeçarja Shqiptare përfshihet në një aksident të rëndë në Austri

Një 25-vjeçare nga Kosova ka mbetur e lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në orët e vona të së shtunës në rrugën L406, në zonën e Flattendorfit në Austri, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at

Ajo ishte duke udhëtuar me veturën e saj në drejtim të Schildbachut, kur rreth orës 23:05, në kilometrin 20.1, ndodhi një përplasje ballore me një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt. Vetura tjetër drejtohej nga një 27-vjeçar austriak.

Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët pësuan lëndime të rënda. 25-vjeçarja nga Kosova u transportua në Spitalin Rajonal të Oberwartit për trajtim mjekësor.

Shoferi austriak mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe u nxor nga ekipet e emergjencës. Ai fillimisht u dërgua në Spitalin Rajonal të Hartbergut, ndërsa më pas u transportua me helikopter në Spitalin Rajonal të Gracit. Gjendja e tij raportohet kritike, transmeton albinfo.at

Sipas autoriteteve, testi i alkoolit ndaj 25-vjeçares nga Kosova ka rezultuar negativ. Ndërkohë, 27-vjeçari austriak është gjetur në gjendje të rëndë të dehur dhe po drejtonte automjetin pa patentë të vlefshme.

Rruga L406 u mbyll për rreth një orë e gjysmë për shkak të hetimeve dhe largimit të automjeteve nga vendi i aksidentit