You dont have javascript enabled! Please enable it! 2 orë pritje! Tollovi e madhe në kufirin e Maqedonisë sot... Ja çka po ndodh

2 orë pritje! Tollovi e madhe në kufirin e Maqedonisë sot… Ja çka po ndodh

Fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas informacioneve, radhët janë krijuar si pasojë e nevojës për të blerë naftën dhe ushqimet me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend por edhe nëpër botë për shkak të luftës në Iran.

Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, radha e makinave për të kaluar kufirin është kilometrike. Sipas raportimeve qytetarëve u duhet mbi 2 orë për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Një situatë e tillë raportohet edhe Kakavijë.