Rinor Saliji nga Debreshi shënon gol me fanellën e kombëtares, arrin të impresionojë trajnerët dhe të konfirmohet si talent premtues
Rinor Saliji, talent i ri i futbollit nga fshati Debresh dhe lojtar i KF Arsimi Gostivar, ishte i ftuar të marrë pjesë në seleksionimin U14 të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit — një mundësi e jashtëzakonshme për çdo futbollist të ri që ëndërron të përfaqësojë fanellën kuqezi.
Gjatë këtij seleksionimi, Saliji shkëlqeu me lojën e tij bindëse, duke treguar teknikë të lartë, qetësi në fushë dhe vendosmëri në çdo prekje të topit. Ai u dallua si një nga lojtarët më premtues, duke fituar vlerësime të larta nga stafi teknik dhe trajnerët e pranishëm.
Momenti më emocionues i paraqitjes së tij ishte kur ai arriti të shënojë golin e parë në portën shqiptare, një gol që u prit me entuziazëm dhe duartrokitje nga të gjithë të pranishmit. Ishte një moment krenarie jo vetëm për Rinorin personalisht, por edhe për klubin e tij, KF Arsimi Gostivar, dhe për komunitetin e fshatit Debresh.
Veshja e fanellës shqiptare për Rinor Salijin ishte një ndjenjë e thellë krenarie, një përjetim që shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij futbollistik.
Me talentin, përkushtimin dhe pasionin që po tregon, ai dëshmon se është një nga shpresat e reja të futbollit tonë, duke sjellë krenari jo vetëm për klubin dhe fshatin e tij, por edhe për të gjithë sportdashësit shqiptarë.